Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ “Të Kuqtë” mposhtin Porton me “poker” dhe kualifikohen në gjysmëfinanle

Liverpool nuk ka hasur vështirësi të mëdha në ndeshjen e kthimit ndaj Portos në “Dragao-n” e famshëm.

Anglezët kanë fituar 4-1 ndaj portugezëve dhe kalojnë në gjysmëfinalen e Champions League, aty ku e pret Barcelona gati për një sfidë të paharrueshme.

Ishte Sadio Mane ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 26’ duke u shuar shpresat tifozëve vendas.

Pas pushimit erdhi goli i Mohamed Salah në minutën e 65’. Ajo ishte goditja e dytë në kuadrat për miqtë, pra saktësia 100%.

Militao shënoi golin e nderit përpara se Firmino dhe Van Dijk të thellonin rezultatin në favor të The Reds.

Një fitore e merituar dhe, siç pritej, e lehtë për Liverpool. Megjithatë, tani vjen prova e madhe pasi në gjysmëfinale i pret Barça.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Shpresë për të apasionuarit e çiklizmit, “Tour de Francë” mund të zhvillohet pa tifozë

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË PREMIER/ Everton shënon pas 40 sekondash me golin e Calvert-Lewain (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NË MERKATON E VERËS/ Pranë transferimit tek Juventus ylli i Kombëtares…

Delo.autor

Leave a Comment