Champions League Futboll Sport

ELIMINIMI DRAMATIK NË CHAMPIONS/ Ja sa shpenzoi Guardiola për ta çuar Cityn deri në çerekfinale

Pep Guardiola dështoi në tentativën e radhës për të fituar Championsin me stilin tiki-taka me një klub të madh europian, jashtë Spanjës.

Trajnerit spanjoll i mungon kupa me veshë të mëdhenj që nga viti 2011, kur Barcelona e tij mposhtte Manchester United në finalen e “Wembley”-t.

Gjysmëfinalja e tij e fundit, larg Barcelonës, daton tre vite më parë, kur drejtonte Bayernin.

Në të gjitha rastet kur drejtonte bavarezët është eliminuar kur ishte vetëm një hap larg finales nga një ekip spanjoll (Real Madrid 2014, Barcelona 2015 dhe Atletico Madrid 2016).

Në tre vitet e fundit, Manchester City i Pep Guardiolës nuk ka shkuar në asnjë rast përtej çerekfinaleve, pavarësisht se në krye të Citizens ka shpenzuar në total më shumë se 600 milionë euro.

E nisi me eliminimin nga Monaco në 1/8-at e Championsit që në sezonin e parë në Angli.

Në dy sezonet e fundit ka mbetur jashtë në çerekfinale përballë skuadrave angleze, që presupozohet që i njeh mirë, Liverpool dhe Tottenham.

Mund të jetë e vërtetë, që, siç është shprehur pak ditë më parë vetë Guardiola, City nuk e ka marrë për të fituar domosdoshmërisht Championsin, por është po kaq e vërtetë që ka shpenzuar një mal me para.

Pra, mbi 600 milion euro të shpenzuara për një rrugë deri në çerekfinalet e Championsit.

Related posts

TELENOVELA “PLESHTI”/ “Shkundet” Messi dhe babai i tij, ja dy hapat e rëndësishëm

Delo.autor

Messi theu rekordin e Mullerit, shënoi golin e 366-të në kampionat

Q.Autor

ATY KU NISI GJITHÇKA/ Sergio Ramos shumë pranë rikthimit te Sevilla

F.autor

Leave a Comment