Futboll La Liga Sport

NJË SEZON NË “ZI”/ Ja rekordi që vendos “Los Blancos” për 18 minuta ndaj Ajaxit

Është një sezon i zi, tashmë nuk ka më asnjë dyshim dhe Reali i Madridit duket qartë që ka dështuar totalisht në strategjinë e verës së shkuar, duke lëshuar Ronaldon dhe duke mos marrë asnjë masë serioze për ta zëvendësuar.

Në këtë mënyrë, po vërshojnë rekordet negative dhe sot ka ardhur i riu: për herë të parë në histori Reali i Madridit ka pësuar 2 gola në 18 minutat e parë në një ndeshje të Champions League në Bernabeu.

Që në prag të sfidës sinjalet ishin të këqija, sepse atmosfera breda dhe jashtë Bernabeut ishte mjaft e zymtë, shumë larg traditës madrilene. Ndërkaq, si ogur i keq ishte edhe mungesa e Sergio Ramos, i cili mori qëllimisht karton në vajtje, për të mos rrezikuar pezullimin në ndeshjet e ardhshme.

Sa për kuriozitet, në dy ndeshjet e fundit pa Sergio Ramos në Champions League Reali është mundur nga CSKA Moska, duke u fëlliqur edhe brenda në Madrid.

Related posts

ZYRTARE/ Partizani merr vendimin për pankinën, i beson një “të shtëpisë”

Delo.autor

STADIUMET E MBYLLURA NGA KORONAVIRUSI/ Shikoni sa humbasin klubet e mëdha në Serie A

Delo.autor

KRIZA NË SUPERIORE/ UEFA u jep 470 mijë euro klubeve, ja vendimet e Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Delo.autor

Leave a Comment