Futboll Seria A Sport

GJESTI I MOURINHOS ME TRE GISHTA NDAJ JUVENTUSIT/ Antonio Conte: Ai duhet të respektohet, sepse ka…

Në rolin e mysafirit të emisionit “E poi c’è Cattelan”, Antonio Conte dha një intervistë të bukur. Duke pasur parasysh disa parashikime për të ardhmen e tij, ish-trajneri i Chelsea komentoi edhe gjestin me tre gishta, të bërë nga Jose Mourinho në fund të ndeshjes së fituar nga Manchester United kundër Juventusit.

 

Pas mposhtjes së bardhezinjve në Torino, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, “Special One” iu përgjigj fyerjeve të vazhdueshme nga tifozët e Juventusit, duke i treguar të gjithë stadiumit tre gishta, si kujtim të “tripletës” që fitoi me Interin në vitin 2010. Një episod, që Conte e komentoi, duke u bazuar te figura e trajnerit portugez: “Ai fitoi “tripletën” dhe tre kampionate me Chelsea, kështu që ka mundësinë për ta bërë një gjest të tillë. Ai duhet të respektohet, sepse ka fituar kaq shumë”. 

Related posts

“SELMAN STËRMASI MË DONTE SHUMË, POR UNË ISHA…”/ Gruaja e futbollistit rrëfen momentet e veçanta nga martesa e saj

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus provon goditjen e madhe, ja plani për të siguruar talentin Haaland…

Delo.autor

INTERI THELLON SHIFRAT/ Shënon golin e tretë Dalbert (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment