Futboll Seria A Sport

GJESTI I MOURINHOS ME TRE GISHTA NDAJ JUVENTUSIT/ Antonio Conte: Ai duhet të respektohet, sepse ka…

Në rolin e mysafirit të emisionit “E poi c’è Cattelan”, Antonio Conte dha një intervistë të bukur. Duke pasur parasysh disa parashikime për të ardhmen e tij, ish-trajneri i Chelsea komentoi edhe gjestin me tre gishta, të bërë nga Jose Mourinho në fund të ndeshjes së fituar nga Manchester United kundër Juventusit.

 

Pas mposhtjes së bardhezinjve në Torino, në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, “Special One” iu përgjigj fyerjeve të vazhdueshme nga tifozët e Juventusit, duke i treguar të gjithë stadiumit tre gishta, si kujtim të “tripletës” që fitoi me Interin në vitin 2010. Një episod, që Conte e komentoi, duke u bazuar te figura e trajnerit portugez: “Ai fitoi “tripletën” dhe tre kampionate me Chelsea, kështu që ka mundësinë për ta bërë një gjest të tillë. Ai duhet të respektohet, sepse ka fituar kaq shumë”. 

Related posts

Foto sa 1000 fjalë, Bruno Lulaj dedikim për idhullin në Superiore!

Sadik.Autor

Dështon në Angli dhe Spanjë, ish-lojtari i Real Madrid rikthehet te PSG

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Juventus siguron një tjetër MADRILEN, të martën përfundon gjithçka

Isa.Autor

Leave a Comment