Champions League Futboll Sport

AJAXI PO NDËRTON HISTORINË NË CHAMPIONS/ Sekretet e trajnerit: Nga kategoria e katërt gjermane, në gjysmëfinale

Jo vetëm De Ligt dhe De Jong kanë merita në eliminimin e Juventusit dhe Real Madridit nga Liga e Kampionëve. Patjetër, ka e tërë skuadra e Ajax, me në krye trajnerin Erik ten Hag. Spanjolla “Marca” ka bërë një analizë të trajnerit të momentit në kontinent, duke u ndalur në kapërcimin e madh të tij, nga kategoria e katërt gjermane te gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve:

“Ten Hag ka lindur në Haaksbergen, në vitin 1970, dhe ka luajtur 296 ndeshje si mbrojtës qendror në “Eredivisie”, me Twente, De Graafschap, Waalwijk dhe Utrecht. Trajningun e nisi fillimisht në akademinë e Twente, para se të bëhej krahu i djathtë i Fred Rutten. Debutimi i tij si trajner i parë ndodhi në sezonin 2012-2013 me Go Ahead Eagles, por nuk rezultoi i suksesshëm.

Pastaj mori një vendim, që të paktën në letër u duk i çuditshëm. Shumë njerëz janë të befasuar, kur vendosa të lë “Eredivisie” për Regionalliga (kategoria e katërt e futbollit gjerman), por ishte një vendim jashtëzakonisht i vlefshëm për mua”, – pranoi holandezi për “Sport Bild”, kur u përzgjodh të drejtonte Bayern Munich 2.

Lidhur me këtë eksperiencë te filiali i gjigantëve bavarezë, Erik ten Hag do të nënvizonte: “Duke punuar me personalitete të tilla të mëdhenj e me ndikim si Guardiola dhe Matthias Sammer, ishte si të kisha fituar llotarinë”.

Pep Guardiola, me të cilin mund të takohej si kundërshtar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, është modeli i tij i madh në trajning: Kam mësuar shumë prej tij. Filozofia e Pep është unike, por jam përpjekur ta zbatoj atë tek Ajax”.

Pas dy vitesh në Mynih, ai nënshkroi për Utreht. Në “Stadion Galgenwaard” pati dy sezone të paharrueshme. Kjo ecuri e bëri të pëlqyeshëm për drejtuesit e Ajax. Ai e mori drejtimin e gjigantëve të Amsterdamit në mes të rrugës, në kulmin e krizës së sezonit 2017-2018, dhe ia doli t’i kthejë në një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, 22 vite më vonë.

Related posts

Prapaskena/ IBRA i Shqipërisë do debutojë me Olimpiakosin, grekët duan të na e marrin

Isa.Autor

KATAR 2022/ Një autogol ndal Francën, Belgjika fiton me përmbysje Uellsin

Delo.autor

ËSHTË PARTNERJA E…/ Izabel Goulart nxjerr në pah format e saj “bombastike” në Itali (FOTOT)

F.autor

Leave a Comment