Futboll Premier League Sport

U DËMTUA NDESHJEN KUNDËR NAPOLIT/ Ylli uellsian alarmon Juventusin, ja sa do të mungojë

Mesfushori uellsian, Aron Ramsey, u dëmtua në minutën e 31-të të takimit të mbrëmshëm mes Napolit dhe Arsenalit dhe kërkoi zëvendësimin, duke alarmuar njëkohësisht klubin londinez, por edhe Juventusin.

Kjo pasi Ramsey do të largohet në verë nga “Topçinjtë”, për t’iu bashkuar Juventusit, me të cilin ka nënshkruar një para-kontratë, për 5 sezonet e ardhshme.

Klubet holandeze bëjnë gjestin madhështor për të ndihmuar Ajaxin në Champions
Paraprakisht flitet për një dëmtim muskulor të Ramsey, ndërsa vetëm në ditët në vijim do të mund të kemi një përgjigje për shkallën e problematikës dhe sa kohë duhet të rrijë jashtë fushave.

Deri atëherë, përveç Emery, në ankth është edhe Massimiliano Allegri, që kërkon ta ketë mesfushorin që nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

Related posts

LIVERPOOLI LUAJTI ME BAYERNIN NË “SHTËPI”/ Por tifozi i “Të Kuqve” bëri gafën e paimagjinueshme (FOTO)

Delo.autor

NUK KA RIVAL NË SERIE A/ Juventusi në kërkim të rekordit absolut, ja ekipi që e pengon

Delo.autor

AJAX – BAYERN MUNICH/ Të dy skuadrat në “LUFTË” për fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Isa.Autor

Leave a Comment