Bundesliga Futboll Sport

NUK NDIHET MIRË/ Lewandowski nuk heq dorë nga LARGIMI: Tani e kam vendosur, do të…

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka pranuar se kishte shumë oferta për t’u larguar nga klubi bavarez gjatë verës, por këmbëngul se mbetet i lumtur te kampionët e Bundesligës.
Polaku nuk e mbajti sekret dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena”, me raportet mediatike që sugjeronin se sulmuesi ishte gati të bashkohej me Real Madridin.

Megjithëse “Los Blancos” ishin më pak të interesuar për të, pavarësisht shitjes së Cristiano Ronaldos, Lewandowski ka insistuar se kishte klube të interesuara për shërbimet e tij, edhe pse e dinte se Bayern Munich nuk do ta lejonte të largohej. “Ka pasur disa gjëra te Bayerni, të cilat nuk më pëlqenin dhe doja të flisja për këtë, – i tha ai “Sportowe Fakty”, pasi u përplas me klubin, që nuk e lejoi të largohej.

– Kam pasur disa oferta, nga klube të ndryshme. Kur kuptova se kishte një atmosferë të çuditshme në media dhe midis klubeve, vendosa të flas për këtë. Doja të bëja një deklaratë, duke thënë: Nëse ka kaq shumë njerëz, që nuk janë të kënaqur me mua, mund të më jepni leje të largohem. E dija që përgjigjia e Bayernit do të ishte: Jo, jo dhe jo, pa marrë parasysh se çfarë lloj oferte u bë”.

Pavarësisht këmbënguljes së bavarezëve se nuk do të lejohet të largohet, Lewandowski nuk ka ndjenja të forta ndaj një klubi, për të cilin ka shënuar 159 gola në 205 paraqitje, që kur erdhi nga Borussia Dortmund, në verën e vitit 2014. Ai, megjithatë, bëri me dije se potencialisht do të vazhdonte të kërkonte të luante për një ekip tjetër:

“Unë nuk mund të them se jam i zhgënjyer, jam ende në një nga klubet më të mira në botë. Ndoshta popullariteti i Bayernit në mbarë botën është pak më i ulët sesa i klubeve të tjera më të mira, por nëse nuk do të isha i lumtur këtu, atëherë kjo do të përbënte problem. Ende luftojmë për objektiva të mëdhenj, sezoni është i gjatë dhe mund të luajmë në nivelin më të lartë, megjithëse aktualisht ka shumë gjëra që duhet t’i përmirësojmë”.

Related posts

MERKATOJA E JANARIT/ Fiorentina nuk përmbahet: pas Piatek vjen goditja “galaktike”

Delo.autor

KA EDHE KËSHTU/ Man United rrezikon GJOBË TË MAJME për shkak të RONALDOS

Isa.Autor

Lionel Messi e kalon Cristiano Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment