Futboll La Liga

Barcelona kërkon ende përforcime, vihet në ndjekje të mesfushorit të Lazio

Lazio duhet të bëj kujdes, pasi Barcelona ka nisur presingun ndaj Luis Alberto. Ashtu si ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, në tribunën e stadiumit “Olimpico”, për të parë ndeshjen mes Lazio dhe Udinese ishte edhe drejtuesi “blaugrana” Robert Fernandez dhe një bashkëpunëtor i tij, për të ndjekur nga pranë mesfushorin e lindur në vitin 1992, i grumbulluar edhe nga kombëtarja spanjolle, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë fillim sezonin me fanellën bardhekaltër. Por Simone Inzaghi nuk e aktivizoi lojtarin në atë ndeshje, ndoshta i informuar nga kundër-spiunazhi, shton shtypi katalanas.

Luis Alberto ka një kontratë deri në vitin 2021 me Lazio. Në këtë sezon të Serie A, ai ka shënuar 7 gola në 21 ndeshje me kryeqytetasit…

Gjithsesi, ashtu si tregon gazeta katalanase intersimi i Barcelonës për Luis Alberto ka nisur prej tre muajsh dhe ai do të jetë një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës së ardhshme. Flitet se ka pasur edhe një takim mes drejtuesve “blaugrana” dhe menaxherit të futbollistit. “Kërcënimi” i transferimit të tij në La Liga është më serioz se kurrë. Luis Alberto ka qenë pjesë e Barcelonës në sezonin 2012/13, ku luajtur 38 ndeshje me Barcelona “B” përpara se të huazohej te Sevilla. Barça kërkon ta rikthejë në shtëpi.

Related posts

44 VJETORI/ Juventus uron “legjendën” e saj për ditëlindje me një mënyrë të veçantë (VIDEO)

Isa.Autor

“GOAL”/ Njihuni me lojtarin më të mirë në botë, nuk do ta besoni ku renditet MESSI (LISTA)

Isa.Autor

PA FILLUAR ENDE KAMPIONATI/ Chiellini vë nën presion Inter: Të tre këto skuadra kanë krijuar një…

Delo.autor

Leave a Comment