Futboll La Liga Sport

NË KËRKIM PËR SULMUESIN IDEAL/ Barcelona gjen pasuesin e Suarez në…

Erick Abidal, pjesë e bordit drejtues, prej kohësh po punon për të gjetur sulmuesin ideal për Barcelonën, i cili do të marrë vendin e Luis Suarez, që tashmë është 32 vjeç.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije sulmuesi i Everton, Richarlison është ndjekur nga afër nga agjentët e klubit katalanas dhe po shikohet mundësia për të vijuar me hapat e tjerë drejt 21-vjeçarit.

Sulmuesi brazilian u ble nga Watford për 40 milionë euro këtë merkato vere dhe vlera e tij vetëm është rritur më shumë, me paraqitjet pozitive, ku këtë sezon ka shënuar 12 gola në Premier League.

Aktualisht vlera e tij në “Transfermarkt” llogaritet në 45 milionë euro. Kujtojmë që Barcelona ishte shumë pranë akordit me Luka Jovic, por marrëveshja u prish, pasi Real Madrid u fut fuqishëm për të marrë sulmuesin serb në “Bernabeu”.

Related posts

SHQIPONJA e Shaqirit “djeg” ende/ Shikoni si LOJTARI SERB fyen SHQIPTARIN

Isa.Autor

PERISIC DREJT LARGIMIT/ INTERI shënjestron zëvendësuesin e kroatit: Një ëndërr, dy ide

Isa.Autor

FYEN RËNDË BALOTELLIN/ Ekipi që lufton për titull në Itali merr dënimin shembullor

Delo.autor

Leave a Comment