Kategoria Superiore Shqipëri

Sowe në Gambia për lejen e punës, “pushim” në Kupë

Kupa si mënyrë për të harruar humbjen në kampionat. Te Skënderbeu kërkojnë të shlyejnë disfatën në Gjirokastër menjëherë prej kësaj të mërkure, ku skuadra e Ilir Dajës do të ketë përballë Teutën.

Prej paraqitjes së dobët në ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2018, ku synohet reagim i menjëhershëm, por edhe fakti se turneu ka hyrë në fazën e rëndësishme, korçarët pritet të luajnë me formacionin më të mirë.Mungesa më e rëndësishme pritet të jetë ajo e Ali Sowe. Pas aktivizimit nga stoli përballë Luftëtarit, me stafin që vendosi të mos e rrezikonte sulmuesin i cili vuante nga lodhja muskulore, 23-vjeçari fluturoi drejt Gambias për çështje dokumentacioni.

Sowe ka nisur në vendlindje procedurat për lejen e punës në Shqipëri, një proces që pritet të zgjasë deri në mesjavë. Edhe nëse do të arrijë ti bashkohet ekipit përpara sfidës me Teutën, prej shqetësimeve që lojtari ka pasur sëfundmi, por edhe prej lodhjes fizike, stafi teknik pritet ta kursejë në Kupë.

Një luks që ia lejon edhe specifika e ndeshjeve me sistemin vajtje-ardhje, ku për vetëm 90 minuta nuk do të ishte e rastit të kompromentohej i gjithë sezoni i një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës. Ali Sowe do të qëndrojë pushim edhe sepse rruga mbetet e gjatë drejt objektivit për tu kthyer te titulli kampion dhe pse jo për të synuar për herë të parë edhe fitimin e Kupës.

Related posts

TEUTA-VLLAZNIA/ Pas gafës së portierit Laço, Todorovski shënon nga 30 metra (VIDEO)

Delo.autor

Dalipi: Mungesat na rëndojnë, por kemi tifozët

Q.Autor

PARTIZANI-FLAMURTARI/ Trajneri Sormani kërkon serinë e rezultateve pozitive (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment