Futboll Premier League Sport

ANALIZOI NDESHJEN E “DJAJVE TË KUQ” NË “CAMP NOU”/ Mourinho thumbon: Disfata erdhi për shkak të…

Humbja 3-0 e Manchester United me Barcelonën në Camp Nou, nuk është kapërdirë dot nga Jose Mourihno.

I ftuar në emisionin “Russia Today”, portugezi analizoi ndeshjen e anglezëve, ku vuri në dukje gabimet në taktikën e trajnerit Gunnar Solskjaer.

Në ndryshim nga ndeshja e parë, United bëri një gabim në markim. E lanë Messin të lëvizte lirshëm. Është e vështirë ta markosh prandaj duhet ta fusësh në “kafaz”.

Kjo disfatë e pa skuadrën e Solskjaer të eleminuar nga Champions League. “Special One” citoi dhe vendosjen e lojtarëve të United.

“Nuk po e kuptoja skemën. Pogba dhe McTommany lëviznin sa në një krahë në tjetrën. Përballë mbrojtjes luante Fred. Në atë pozicion ai duhej të markonte Messin i vetëm.Të markosh Messin 1 kundër 1 është e pamundur. Unë nuk do ta aplikoja kurrë këtë”.

Aktualisht Mourihno është pa skuadër, por e ardhmja e 56 vjeçarit është e lidhur me PSG ose Interin.

Related posts

NDAHEN STEMAT E FIFA-S PËR VITIN 2021/ 3 gjyqtare shqiptare femra dhe një risi, ja lista e plotë…

Delo.autor

Fëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…

Sadik.Autor

SERIE A/ Sassuolo mposht Fiorentinën, mbijetesa thuajse e sigurt

Sadik.Autor

Leave a Comment