Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Laçi-Skënderbeu, Shtubina kalon në avantazh skuadrën e Starovës

Është duke u luajtur në Laç sfida mes vendasve të Sulejman Starovës dhe Skënderbeut. Një përballje tepër vendimtare për Ligën e Europës. Korccarët e Orges Shehit vijnë në këtë përballje pas triumfit në shtëpi ndaj Kastriotit, ndërkohë që kurbinasit u mposhtën në transfertë ndaj Luftëtarit.

Skënderbeu është në vendin e katërt me 43 pikë, ndërsa Laçi është në vendin e gjashtë me 41 pikë. Starova ka surprizuar me formacionin që ka rrështuar duke ulur në stol Mane, ndërsa Shehu i ka lënë mënjanë befasitë në 11-shen titullare.

sdsds

LIVE| LAÇI-SKËNDERBEU 1-0

Shtubina 30′ 

KOMENTI LIVE: 

30′ GOOOOL LAÇI 1-0/ Ndriçim Shtubina kalon në avantazh vendasit. 

28′ Rrezikshëm Laçi, me Okpotu, i cili depërton bukur nga krahu i djathtë, por gabon në momentin e fundit, duke mos servirur siç duhet për Xhixhën që priste i vetëm në qendër të zonës.

25′ Gripshi lëviz bukur nga e djathta, provone me një gjuajtje në limitet e zonës, por topi shkon mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Selmani.

20′ Skuadrat qarkullojnë topin në mesfushë, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

14′ Skënderbeu provon me Bregun, por gjuajtja e vlonjat, shkon jashtë kuadratit.

10′ Rast i parë i rrezikshëm i sfidës. Lushkja provon me një gjuajtje të rrezikshme nga distanca, topi devijohet nga mbrojtësit e Skënderbeut dhe përfundon në goditje nga këndi.

5′ Nis e qetë përballja. Korçarët provojnë të avancojnë, por mbrohen mirë futbollistët e Laçit.

1′ Ka nisur takimi.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Laçi: Selmani, Sefgjinaj, Gjoni, Toro, Mersinaj, Çokaj, Eler, Lushkja, Xhixha, Okpotu, Stubina. Trajner: Suljeman Starova

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Sambu, Kaba, Dita, Simbo, Bregu, Pervan, Gripshi, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Related posts

MERKATO E JANARIT/ Liverpool dhe Real Madrid gati të sfidohen për talentin e Ligue 1…

Delo.autor

NGA “FERRI” NË “PARAJSË”/ Sulmuesi del nga burgu dhe firmos me klubin e njohur

Delo.autor

“DO TË JETË NJË NGA MË TË MIRËT E HISTORISË”/ Flet Eden Hazard: Shpresoj të vijë tek Real Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment