Futboll Seria A Sport

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Shënon Hila për “demat”, por arbitri anulon golin

Është duke u luajtur në këto momente sfida mes Kastriotit dhe Partizanit. Me qëllime të ndryshme, por me dëshirë të njëjtë për fitoren, skuadrat do të zbresin në “Redi Maloku”.

bandicam 2019-04-20 16-00-00-137LIVE| KASTRIOTI-PARTIZANI 0-0

KOMENTI MINUTË PAS MINUTE:

24′ Lum Rexhepi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një faulli në mesfushë.

20′ Partizani del bukur në sulm me anë te Mensah, ai pason te Bardhi, i cili gabon me krosimin e tij në shtyllën e dytë.

18′ Bardhi goditet në fytyrë nga Bojom, arbitri akordon faull në favor të Partizanit. Trashi kroson, por topi shkon në duart e Çekrezit.

17′ Partizani e merr veten dhe tenton të dalë në sulm. Skuadra e Gegës merr frerët e sfidës në dorë.

15’ Mundësi e mirë për Kastriotin me anë të Ymerajt i cili stopon me gjoks kromimin e Çelës, por gabon duke e çuar topin jashtë kuadratit.

13′ Hila shënon, por anësori e kap në pozicion jashtë loje. Anullohet goli.

11′ Vendasit qëndrojnë më shumë nga krahu i majtë. Partizani largon topat nga zona duke mos dalë dot në kundërsulmet e tij vrastare.

8′ Lojë e ashpër me shumë faulle në mesfushë, Kastrioti tenton të shtyjë përpara, por pa asnjë kërcënim deri më tani.

5′ Goditje këndi për Partizanin, Asani kroson largojnë krutanët.

3′ Kastrioti e nis me agresivitet sfidën duke fituar disa goditje dënimi në mesfushë.

1′ Starton sfida në “Redi Maloku”. Topin  e parë e shkelmon Partizani.

FORMACIONET ZYRTARE: 

Kastrioti: Çekrezi, Husein, Bojom, Çela, H. Marku, Shehu, Ymeraj, Bardhi, Kalaja, Roxher, T. Marku. Trajner: Bledar Devolli

Kastrioti

Partizani: Hoxha, Atanda, Belica, Rexhepi, Trashi, Mala, Hila, Duka, Asani, Mensah, Bardhi. Trajner: Skënder Gega

Partizani

Gjyqtarët: Olsid Ferataj, Devis Korreshi, Marjus Qose, Emirjon Sino

Related posts

FSHF dha garancinë/ Skënderbeu i ri fillon nga “të vjetrit”

Sadik.Autor

“DUHET TË ISHTE ME…”/ Ronaldo ishte FARE pranë Napolit, ja pse DËSHTOI finalizimi

F.autor

Messi dhe Ronaldo ikën para kohe nga Botërori, po me “Topin e Artë” çfarë do bëhet?

Sadik.Autor

Leave a Comment