Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Flamurtari-Luftëtari, Shtylla i mohon golin e barazimit gjirokastritëve

Po luhet në Vlorë, sfida mes Flamurtarit dhe Luftëtarit e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore. Kuqezinjtë e Ilir Dajës, do të kërkojnë të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, pas 4 triumfesh radhazi në kampionat.

bandicam 2019-04-20 19-00-37-459

Ndërkohë nga ana tjetër, edhe bluzinjtë e Ahmatajt, po kalojnë një moment mjaft të mirë kohët e fundit, teksa në 5 sfidat e fundit, kanë regjistruar 4 fitore dhe 1 humbje. Një tjetër rezultat pozitiv në përballjen e sotme, do ta thellonte rezultatin me Kastriotin, që barazoi në shtëpi ndaj Partizanit.

bandicam 2019-04-20 19-01-36-060

Në 29 javë kampionat, Flamurtari ka arritur të sigurojë 47 pikë, duke u renditur përkohësisht në vendin e 3-të, ndërkohë që Luftëtari mban vendin e 7-të me 37 pikë. Të dy trajnerët kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Trajneri Daja vazhdon t’i besojë të riut Rrapaj, ndërkohë në kampin tjetër, nuk ka surpriza. Kujtojmë që Kocionis dhe Ramadani janë mungesat e vetme për gjirokastritët në këtë sfidë.

FLAMURTARI-LUFTËTARI 1-0

Ribaj 49′ 

KOMENTI LIVE: 

62′ Drithërima në portën Koliçit. Shtylla i mohon golin e barazimit Luftëtarit. Fili gjuan bukur në hyrje të zonës, topi devijohet nga Veliu dhe përfundon në shtyllën e majtë pingule.

59′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Ymeraj, vendin e tij e zë Hanti.

59′ Ndizet sfida! Kundërsulm i shpejt i Luftëtarit, Sukaj provon me një gjuajtje, por portieri Bakaj mban në lojë gjirokastritët, duke grushtuar topin në këndore.

58′ Pranë golit Luftëtari. Rustem Hoxha lëshon një predhë nga goditja e dënimit, por pozicional portieri Koliçi, që devijon topin në këndore.

56′ Dunga fiton një goditje dënimi në hyrje të zonës, pas ndërhyrjes së gabuar të Pollozhanit.

49′ GOOOOOL FLAMURTARI 1-0/ Andi Ribaj kalon në avantazh vlonjatët me një gol të çuditshëm. Sulmuesi i ka befasuar të gjithë me gjuajtjen e tij nga një kënd thuajse i pamundur, duke e dërguar topin në rrjetë. 

46′ Starton pjesa e dytë.

Related posts

“Të pres fytin”/ Prindi tenton të godasë me thikë trajnerin e Tiranës U-17 Migen Memelli

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Në skadencë kontrate me Napolin, Juventus kontakton kampionin e Europës

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Ja 10 arsyet se pse SHQIPËRIA mund të marrë pikë sonte ndaj SKOCISË

Isa.Autor

Leave a Comment