Futboll Premier League Sport

HUMBJA NDAJ EVERTONIT ME “POKER”/ Legjenda e United shpërthen: Janë të neveritshëm, kishte të drejtë…

Gary Neville nuk përmbahet. Pas humbjes 4-0 nga Evertoni, ai thotë se i gjithë faji është i lojtarëve, aspak i Solskjaer.

Ish-futbollisti i Manchester United, Gary Neville, opinionist i “Sky”, ka shpërthyer pas humbjes poshtëruese të Manchester United në fushën e Evertonit (4-0).

“Pashë Manchester City dhe lojtarë si Bernardo Silva, Sterling, De Buryne dhe David Silva që janë shumë më të mirë se ato të Manchester United. Punojnë më shumë, vrapojnë. Sot Evertoni, në pjesën e parë, vrapoi 4 km më shumë se sa United. Është e turpshme të shohësh disa futbollistë të Djajve. Emrat? Nuk flas me emra, por ju i dini… Janë në gazeta dhe në rrjetet sociale çdo ditë”.

“Ecin në fushë, shëtisin. E pashë të ndodhte në “Camp Nou” ndaj Barcelonës por edhe sot ndaj Evertonit. Mourinho, një ndër trajnerët më të mirë të 20 viteve të fundit, kishte të drejtë. Humbi besimin te ata. Janë të neveritshëm”.

Më pas, Neville i del në mbrojtje Solskjajer:

“Ka ardhur momenti që ai të flasë me klubin. Nuk mund të dalë t’i kërkoje falje ai tifozëve në emër të disa lojtarëve që nuk meritojnë të luajnë aty. Ai e di se çfarë duhet të bëjë”.

Related posts

ZHGËNJIMI I MADH/ Tri finale të humbura në dhjetë ditë, Italia del “duar bosh” nga Evropa

F.autor

LAJMI I FUNDIT/ Trajneri PETER PACULT “hermetik”, lojtarët në “ajër” për formacionin

Isa.Autor

Zyrtare: Ky është vendimi i FA-së për incidentin në tunel mes Man United dhe Man City

Delo.autor

Leave a Comment