Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E YLLIT ËSHTË LARG INTERIT/ Real Madridi ka nisur bisedimet me Icardin, ja ofertat e para

Sipas “Tuttomercatoweb”, klubi i bardhë ka kontaktuar me përfaqësuesit e Icardit të hënën dhe do të jetë në dispozicion për t’i bërë ofertën e duhur, përtej 9 milionë eurove në sezon. Pra, e ardhmja e ish-kapitenit është gjithnjë e më larg nga Interi, teksa klube të mëdha europiane po lëvizin për të marrë shërbimet e tij.

Në listë është edhe Napoli i Carlo Ancelottit, i cili e donte tri vite më parë, madje i ofroi një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon. Edhe Juventusi qëndron prapa Icardit, gjë që e zbuloi drejtori sportiv, Paratici. Megjithatë, mediat shkruajnë se Real Madridi po e josh më shumë, pavarësisht se familja e tij dëshiron të mos largohet nga Italia.

Gazetari Tancredi Palmeri shkroi në “Tuttomercatoweb” se të hënën, ditën kur u bë zyrtar kthimi i Zidane në stolin e bardhë, klubi Merengues ka pasur kontaktet e para me Wanda Nara. Përfaqësuesja e argjentinasit ka kuptuar se këtë herë, interesimi i “Los Blancos” është shumë më serioz se në të kaluarën.

Real Madridi do të jetë gati ta përmirësojë propozimin financiar të napoletanëve (9 milionë euro në vit), deri më tani më i miri, që ka marrë Mauro Icardi. Ndërkohë, Interi po përjeton një nga javët më të rëndësishme të sezonit. Të enjten është kthimi në “Europa League”, kundër gjermanëve të Eintracht, ndërsa të dielën do të luajë derbin delikat me Milanin, ndoshta vendimtar për luftën e vendit të katërt.

Zikaltrit duhet të bëjnë pa ish-kapitenin e tyre në këtë periudhë përcaktuese të sezonit, i cili nuk ka punuar me grupin për gati një muaj. Ai është stërvitur i veçuar, me justifikime misterioze, pasi klubi i hoqi shiritin e kapitenit.

Related posts

I PËRJASHTUAR NGA “GJELAT” QË NË VITIN 2015/ Karim Benzemas i ndodh e pabesueshmja nga vendi i origjinës

Delo.autor

VDEKJA E PARITUR E SHQIPTARIT/ Ja çfarë thoshte Ibrahimovic për Harbuzin më 2009

Isa.Autor

Fiorentina-Milan/ Mbyllet në barazim pa gola, këto janë statistikat e pjesës së parë (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment