Futboll Seria A Sport

YLLI ARGJENTINAS DREJT LARGIMIT/ Një klub gjigant në sulm për Icardin, ja shifra që kërkon Interi

“Vitin tjetër do të jemi sërish në Milano”, deklaroi para pak ditësh Wanda Nara, agjentja dhe gruaja e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Në klubin zikaltër e kanë të qartë se argjentinasi do të largohet në merkaton e verës, vetëm në qoftë se në drejtim të tij nuk vjen një ofertë e denjë, atëherë ai mbetet zikaltër.

“La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije këtë të martë se Paris Saint-Germain e ka vënë në krye të listës sulmuesin 26-vjeçar, sepse në fund të këtij sezoni Edinson Cavani do të largohet nga Parisi, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2020, destinacioni është Atletico Madrid për uruguaianin.

Në anën tjetër Inter e ka bërë të qartë se nuk ulet në bisedime pa një ofertë mbi 70 milionë euro për sulmuesin e tyre. Një shifër që nuk do ishte problem për një klub si PSG, që kërkon me ngulm të ketë një vrasës brenda zone, përkrah Neymar dhe Mbappe.

Related posts

E BUJSHME/ Klose rikthehet te Bayern Munich

Sadik.Autor

RRËFEN KARRIERËN “ISH-MBRETI” I ATLETICOS/ Torres zbulon vendimin më të vështirë të jetës

Delo.autor

Mourinho: Gjithnjë e më pak nostalgji për Chelsean…!

Q.Autor

Leave a Comment