Futboll Premier League Sport

Yllin e Napolit e duan të gjithë klube e mëdha të Premier League

Ylli i Napolit, Jorginho, kërkohet nga katër, ose pesë klube të Premier League, por mund të qëndrojë ende në Seria A, sipas agjentit të tij. Braziliani i lindur në Itali ka gëzuar një sezon të shkëlqyer, në vitin e tij të katërt te Napoli.

Pavarësisht se është kontraktuar deri në vitin 2020, Jorginho, 26 vjeç, është lidhur me një largim të mundshëm dhe agjenti i tij, Joao Santos, ka konfirmuar se disa klube të Premier League janë të interesuara për të.

“Një ofertë e Manchester City për Jorginhon? Gjithkush e di se janë katër, ose pesë klube në Premier League, që e duan Jorginho, – tha ai për “CalcioNapoli24”. – Napoli nuk ka folur kurrë për asgjë dhe unë kurrë nuk kam biseduar zyrtarisht me ekipet e tjera.

Unë pres që Napoli të përcaktojë të ardhmen e tij. Jorginho ende ka dy vite të mbetura në kontratën e tij dhe, nëse Napoli dëshiron ta shesë atë, thjesht do të duhet të gjejë një marrëveshje me një ekip tjetër dhe pastaj do të duhet të na thotë për këtë”.

Jorginho ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat, këtë sezon, duke shënuar katër gola. Ndërsa mesfushori është i lidhur me një transferim, Santos sugjeroi se një marrëveshja e re mund të arrihet edhe me Napolin: “Një rinovim hipotetik, me një kontratë të ndryshuar? Do të duhet të presim deri në fund të sezonit për të biseduar me Napolin. Çdo gjë mund të ndodhë në futboll”.

Related posts

Kalinic nuk bind drejtuesit e Milanit, kroati drejt Lokomotivës së Moskës

Sadik.Autor

Dy gola të shpejt në miqësoren Francë – Kolumbi

Sadik.Autor

Shehi: Nuk janë vetëm Partizani dhe Kukësi rivalët e Skënderbeut, ja pse e zëvendësova Bregun

Isa.Autor

Leave a Comment