Futboll La Liga Sport

TJETËR “KRYEVEPËR” NGA LA LIGA/ Argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Chimy Ávila, lojtar i Huesca në Spanjë, realizoi përsëri një “kryevepër”. Nëse goli i tij në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Athletic në “San Mames” ishte tashmë kandidaturë serioze që të nominohet për çmimin “Puskas”, ai i shënuar nga ky futbollist kundër Eibar, në “El Alcoraz”, mund të përballet me pothuajse çdo gol tjetër të shënuar në këtë sezon, të paktën nga La Liga.

Sulmuesi argjentinas po kompleton sezonin e tij më të mirë në elitën e futbollit, me 9 gola në 33 ndeshje, teksa në vetëm 17 prej tyre ka luajtur si titullar i klubit aragonez. Më poshtë shijoni golin e shënuar që më 27 gusht 2018, i cili mrekulloi tërë dashmirësit e futbollit. Secili prej jush mund të zgjedhë vetë se cili është më i kompletuar për nga mënyra e realizimit për të garuar e fituar çmimin “Puskas” (golin më të mirë të sezonit në Europë).

Related posts

DITA VENDIMTARE PO AFRON/ Liverpooli përgatit ofertën 40 milionë euro për sulmuesin e Gjermanisë

Delo.autor

MILAN-LAZIO/ Skuadrat “ndezin motorrët”, ja statistikat interesante që duhet të dini

Delo.autor

RENDITJA/ Karim Benzema fiton “Topin e Artë” për vitin 2022

F.autor

Leave a Comment