Futboll Seria A Sport

ZBULON AVENTURËN E RE NË ITALI/ Sulmuesi Lukaku: E kam ëndërr të luaj në Serie A tek…

E ardhmja e Romelu Lukaku mund të jetë në Itali. Sulmuesi i Manchester United, protagonist i episodit të fundit të “Signori del Calcio” në “Sky”, nuk e fshehu faktin se i pëlqen të luajë në Serie A. Sulmuesi i datëlindjes 1993 e kishte nënvizuar këtë dëshirë edhe disa vite më parë, por më pas preferoi Manchester United. Kur u largova nga Chelsea, kam pasur mundësinë që të shkoja te Juventusi, por nuk e di pse nuk ndodhi. Nuk e ndjeva atë transferim, diçka nuk më bindi. Më pas, Conte u largua nga Juventusi“, – kujton belgu.

Tani, megjithatë, Lukaku ndihet i gatshëm të provojë aventurën në Serie A: Të luaj në Itali është një ëndërr për mua. Shpresoj të luaj aty herët a vonë. Tani për tani jam i fokusuar te Manchester United dhe te vendi i katërt”. Më tej, sulmuesi kujton kontaktin e tij të parë me futbollin e madh, gjithashtu i lidhur ngushtë me Italinë: “Ishte finalja e Kupës UEFA ndërmjet Interit dhe Lazos. Kur pashë Ronaldon ta kalonte portierin në atë mënyrë, kuptova se duhej të stërvitesha shumë për t’u bërë futbollist profesionist”. 

Së fundi, Lukaku shpjegon marrëdhënien jo të mirë me Mourinho, gjë që e bëri të largohej nga Chelsea: Unë dëshiroja të luaja, por Mourinho nuk ma lejonte këtë, ndaj u largova. Sidoqoftë, nuk u grinda me të. Nëse një gjë nuk është e drejtë, mendoj se është më mirë të largohem. Pastaj, kur u ritakuam te Manchester United, ai më dha aq shumë, sa do t’i jem përjetësisht mirënjohës“.

Related posts

Mesfushori i njohur var “këpucët në gozhdë”: Jam vetëm 27-vjeç, por e kam pamundur të jem pjesë e padrejtësive

Isa.Autor

SULMON SHOKËT E EKIPIT TË MANCHESTER CITY-T/ Mahrez: Nuk duan t’ia dinë për futboll

Delo.autor

NË KOHË KORONAVIRUSI/ Bën gjestin e madh, Coutinho dhuron 20 tonë ushqime për familjet e varfra në Rio de Zhanerio

Delo.autor

Leave a Comment