Futboll La Liga Sport

I BASHKOHET “PLESHTIT” KUNDËR ABIDAL/ Jordi Alba: Mos ta gjuajmë veten me m*t!

Jordi Alba i është bashkuar Lionel Messit në kritikat drejt drejtorit sportiv të Barcelonës, Eric Abidal, për komentet e tij drejt lojtarëve lidhur me shkarkimin e Ernesto Valverdes. Francezi Eric Abidal sugjeroi në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle Sport se lojtarët s’ishin të lumtur nën Ernesto Valverden dhe s’punonin mjaftueshëm për spanjollin.

Messi reagoi shpejt ndaj kësaj deklarate në llogarinë e tij në Instagram, duke i nxitur menjëherë spekulimet për një transferim të mundshëm në Manchester City. Pas humbjes me rezultat 1:0 të Barcelonës kundër Athletic Bilbaos, në çerekfinale të Kupës së Mbretit të enjten, Alba iu bashkua Messit në kritikat drejt Abidalit, duke krijuar edhe më shumë dramë në klub. “Ky klub gjuhet mjaft shumë me m*t nga jashtë, kështu që s’duhet ta gjuajmë edhe ne veten me m*t”, ka thënë Alba.“Abidal ishte lojtar këtu, tifozët e  duan atë dhe, për këtë arsye, aj duhet ta dijë se si është të jesh në zhveshtore dhe si ndihen lojtarët”.

Related posts

“NËSE SHËNOJA 10 GOLA NË ÇDO SEANCË STËRVITORE…”/ Lewa fitoi bastin me Klopp, trajneri gjerman u detyrua të dorëzohej

Delo.autor

RENDITJA E SUPERIORES/ Java 21 kthehet në makth për Tiranën, skuadrat e fundit rihapin kampionatin

Delo.autor

PREMIER/ Manchester City mposht me “POKER” Newcastle, Chelsea bllokohet pasi Federata refuzoi kërkesën

Delo.autor

Leave a Comment