Futboll Seria A

U SHKARKUA NGA STOLI “KUQEZI”/ Christian Panucci merr drejtimin e skuadrës italiane…

Pas shkarkimit të Christian Panuccit nga stoli i Kombëtares shqiptare, tashmë duket se mund të hapet një rrugë e re për të marrë drejtimin e Salernitanës në Serinë B.

Klubi italian është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Grekucci, tekniku aktual, do të shkëpusë kontratën në mënyre konsensuale me klubin, në fund të këtij sezoni.

“Salernogranata.it”, bën me dije se në konkurrencë me Panuccin për stolin e skuadrës së Serisë B është dhe Juric me Alesandro Nestën.

I pari ka drejtuar Genoan dhe Crotonen, ndërsa ish-mbrojtësi i Lazios dhe i Milanit, ka drejtuar skuadrën e Perugias.

Gjithashtu një emër që nuk dëgjohet shumë është Baroni, ish-trajneri i Beneventos.

Related posts

Portieri Alison: Nga Salah duhet të kemi frikë siç kishim ndaj…

Sadik.Autor

ELSEID HYSAJ 40 DITË JASHTË FUSHE/ Lazio e përfshin në listën e Europa League

F.autor

I PANDALSHMI LIVERPOOL/ “Mbreti” i thyerjes dhe vendosjes së rekordeve të reja (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment