Futboll Sport

ISH-KAPITENI LEGJENDAR I KOMBËTARES/ Cana “rikthehet”: Jam lojtar i lirë për ekipet e pakënaqura me…

Lorik Cana është larguar nga futbolli i luajtur, duke iu përkushtuar tashmë fondacionit me emrin e tij, e njëkohësisht në planet e tij është dhe marrja e drejtimit të një ekipi.

Mirëpo, ish-kapiteni legjendar i ekipit tonë kombëtar, nuk lë rast pa shfrytëzuar për të “luajtur” futboll. Madje këtë gjë e bën dhe në qendrat tregtare, teksa këtë herë shfaqet në një video, të publikuar në Instagramin e tij, me imamin e njohur, Elvis Naçi.

Edhe ky i fundit, një ish-futbollist në rini, shfaqet duke luajtur brenda ambienteve të qendrës tregtare së bashku me Canën, ndërsa ish-kapiteni “Kuq e Zi”, i shton postimit në Instagram edhe mbishkrimin: “Për ketipet e pakënaqur me merkaton dimërore, keni dy lojtarë të lirë”. 

Related posts

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL/ Vllaznia gati për ndeshjen e kthimit, ja frika e vetme e trajnerit Brdariç…

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ANDORRËS/ Trajneri Reja ndryshon sërish skemën, ja si do të rreshtohen

Delo.autor

MORËN KRYSIMIN E SERIE A/ Inter humbet nga dëmtimi mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment