Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË DHE RIMARRIN KREUN ME GOLEADË/ Salah rishkruan historinë, Keita vendos rekord

Liverpool-Huddersfield, ndeshja që ka hapur javën e 36-të të Premier League, nuk ka pasur histori. “Të Kuqtë” kanë marrë përkohësisht kreun e kampionatit me një fitore bindëse 5-0 ndaj ekipit të vendit të fundit që sezonin e ardhshëm do të luajë në Championship.

Ka qenë gjithçka e lehtë për lojtarët e Jurgen Klopp, që kanë hapur ndeshjen pas 15 sekondash me Keita, i cili ka realizuar golin më të shpejtë të Liverpool në një ndeshje të Premier League, dhe e kanë kompletuar goleadën me realizimet e Mane (23′, 66′) dhe Salah (45+1′, 83′).

Egjiptiani është bërë lojtari i tretë pas Robbie Fowler (1994-95/1995-96) dhe Luis Suarez (2012-13/2013-14) që shënon 20 ose më shumë gola në 2 sezone të njëpasnjëshëm të Premier League. Gjithashtu, Salah kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve të kampionatit me 21 realizime, një më shumë se shoku i tij i skuadrës, Sadio Mane.

Lajmi tjetër i mirë për ekipin e Klopp ka qenë kthimi në fushë i Oxlade-Chamberlain një vit e dy ditë pas dëmtimit të tmerrshëm të pësuar kundër Roma-s sezonin e kaluar. Ka patur pak minuta edhe për Xherdan Shaqiri-n, i cili ka marrë vendin e Wijnaldum në minutën e 73-të.

“Të Kuqtë”, që të mërkurën do të kthehen në fushë për gjysmëfinalen e parë të Champions League kundër Barcelona-s, do të shpresojnë te një dhuratë nga Burnley, kundërshtari i ardhshëm i Manchester City-t në Premier League.

Related posts

KRITIKA PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Presidenti Bardhi mbledh trajnerët, ja prapaskenat te Dinamo

Delo.autor

TEUTA-VLLAZNIA/ Shkodranët me 10 lojtarë, skuadrat shfaqin shenja lodhje (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kastrioti, Ka nisur sfida në “Niko Dovana”

Delo.autor

Leave a Comment