Futboll Sport

Pyetet nëse ka bërë sherr me Salah, Klopp jep këtë përgjigje

Trajneri i Liverpoolit ka thurur elozhe për Mohamed Salah duke mohuar zërat për një përplasje të mundshme mes tyre.

Ylli egjiptian është bërë sulmuesi i tretë që shënon më shumë se 20 gola në dy sezone radhazi, diçka që në të kaluarën e kishte bërë Robbie Foëler dhe Luis Suarez.

“Rekordi i Salah është thjesht i pabesueshëm”, ka deklaruar Klopp.“Është një sezon i rëndësishëm për të, pas një sezoni në të cilin gati çdo goditje e tij ishte gol, për t’u vlerësuar nga të gjithë.

Gjermani tutje ka kërkuar që të mos besohet aq shumë se çfarë publikohet në media, kur është pyetur për një përplasje të mundshme me Salah.

“Unë gjithmonë ju kam thënë mos besoni as 3% të gjithë asaj që dëgjoni në rrjetet sociale. Nuk kam pasur asnjë mosmarrëveshje me Salah, veçanërisht pas ndeshjes me Chelsea”, përfundoi Klopp.

Liverpool po vazhdon betejën për titull kampion në Premier League, ku të premten mposhti 5-0 Huddersfieldin në ‘Anfield Road’.

Related posts

NUK DORËZOHEN SERBËT/ Zvezda ngushton SHIFRAT ndaj NAPOLIT (VIDEO)

Isa.Autor

NBA/ Anthony Davis magjik për Lakers, triumfojnë edhe Houston e Boston

Delo.autor

U LARGUA PËRPARA KOHE NGA FUSHA/ CAS rrëzon kërkesën e Kosovës për ndeshjen me Rumaninë

F.autor

Leave a Comment