Futboll Seria A Sport

NUK KA FITUES NË DERBIN E ITALISË/ CR7 shënon golin special, Juventus i thotë lamtumirë rekordit

Nuk ka patur fitues në “San Siro” mes Inter-it dhe Juventus-it, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A.

Nainggolan ka zhbllokuar takimin me një goditje të mrekullueshme nga distanca në minutën e 7-të, por miqtë janë kundërpërgjigjur në minutën e 62-të me Cristiano Ronaldo-n, i cili ka fiksuar shifrat në 1-1.

Ka qenë një gol special për CR7, që ka arritur në kuotën e 600 realizimeve në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet në nivel klubesh.

Ky barazim nuk kënaq asnjë nga dy ekipet, me Inter-in që nuk ka arritur të shkëputet nga rivalët në garën për të siguruar një vend në Champions League, ndërsa Juventus i ka thënë lamtumirë rekordit të 102 pikëve, i vendosur nga Juventus-i i Antonio Conte-s në sezonin 2013/14.

Related posts

Bonucci “alramon” Milanin/ Mbrojtësi italian ka gjasa të largohet…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Futbollisti i larguar nga Laçi hedh firmën për skuadrën e Egnatias

Delo.autor

Vjen oferta e parë e majme për Icardin

Sadik.Autor

Leave a Comment