Bundesliga Futboll Sport

KATASTROFA NË LIGË E KOMBEVE/ Turpi i 7 i Gjermanisë, e filloi me SHQIPËRINË

Dështimi i Gjermanisë në Ligën e Kombeve, dukë rënë në Ligën B, është cilësuar si një dëm i madh si për imazhin e asaj, ashtu edhe në aspektin sportiv. Përfaqësuesja gjermane kishte përjetuar pak herë situata të tilla të turpshme më përpara dhe portali “90min.de” i ka mbledhur ato, duke e filluar nga… Shqipëria.

Për gjermanët dështimi i parë në historinë e kësaj përfaqësueseje është barazimi 0-0 në Tiranë në vitin 1967 përballë Shqipërisë. Emra si Gjinali, Vaso, Mema, Bizi, Zhega e Pano sa për të përmendur disa, ndalën furinë gjermane të Overath, Netzer e Majer, për të shënuar një nga rezultatet më të bujshme në eliminatoret e Kampionateve Europianë. Në fakt, ai barazim la jashtë Europianit përfaqësuesen gjermane dhe për shuëm vite u cilësua si njolla më e zezë e historisë së saj.

Më pas e ka radhën humbja në vitin 1974 e RFGJ përballë RDGJ-së, me kushërinjtë lindorë që bënë mrekullinë në grupet e Botërorit të atij viti, por në fund panë perëndimorët të ngrinin lart Kupën e Botës.

“Turpi i tretë” është humbja në Botërorin pasardhës përballë Austrisë, ndërsa i katërta është disfata përballë Bullgarisë në çerekfinalet e Botërorit 1994.

Në mijëvjeçarin e ri, një rezultat për t’u harruar në historinë e përfaqësues ishte eliminimi që në grupe në Euro 2004 i skuadrës së drejtuar nga Rudi Fëler. Ndërsa i gjashti turpërim mbetet eliminimi në grup i Gjermanisë në Botërorin 2018, një arritje negative historike për të. Për fatin e keq të Gjermanisë, ky nuk do të ishte zhgënjimi i vetëm i këtij viti.

Related posts

Real Madrid kërkon një mbrojtës krahu si alternativë për Marcelon, objektiv mbrojtësi i Dortmund

Sadik.Autor

MILAN-BOLOGNA/ “Kuqezinjtë” e Piolit kërkojnë ta nisin mbarë sezonin e ri (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

HORROR NË ITALI/ Gjyshi i yllit të Serisë A kërcënon me thikë në fyt klientin në lokal

Delo.autor

Leave a Comment