Futboll Sport

NDËRHYRJA “HORROR” E MBAPE/ PSG humbet finalen dramatike (VIDEO)

Përballje dramatike ajo mes Ren dhe PSG-së. Skuadra e trajnerit Tuhel u mposht me 11-metërsha në finale e Kupës së Francës. Edhe pse kryeqytetasit arritën të shënonin 2 herë në pjesën e parë me Dani Alvesh dhe Nejmar, kuqezinjtë nuk u dorëzuan, teksa barazuan shifrat falë autogolit të Kimpembes në minutën e 40-të dhe golit të Mexer në të 66-të.

 

Sfida iu drejtua minutave shtresë, teksa pavarësisht përpjekjeve të shumta, PSG-ja nuk arriti të shënonte. Në minutën e 118-të, kampionët e Ligës 1 mbetën me 10 lojtarë, pasi ylli Kilian Mbape u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje horror ndaj kundërshtarit.

Në serinë e penalltive, lojtarët e Ren u treguan më të saktë duke i ralizuar të 6-ta gjuajtjet, ndërkohë që për PSG-në gaboi Nkunku, i aktivizuar nga trajneri në minutën e 121-të për të gjuajtur penalltinë.

 

Related posts

“SKANON” PORTUGEZIN E JUVENTUSIT/ Fabio Capello: Ka një problem te krosimet…

Delo.autor

E BUJSHME/ Real Madridi arrin akordin me talentin shqiptar (FOTO)

Delo.autor

ÇËSHTJA E RINOVIMEVE/ Ja kur nisin negociatat e drejtuesve me dy titullarët e padiskutueshëm të Partizanit…

Delo.autor

Leave a Comment