Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT ME INTERIN/ Chiellini deklaron: Dëshmuam se jemi më të fortit, pavarësisht…

Nga “San Siro”, Giorgio Chiellinika komentuar barazimin 1-1 të regjistruar përballë Inter. “E vërteta është që duhet hequr nga mendja mendimi mbi atë që do të mund të kishte ndodhur. Dhe mënyra e vetme për ta bërë është të futesh në fushë”, deklaroi Chiellini lidhur me formulën për të hedhur pas krahëve eliminimin nga Champions League.

“Jemi me fat që luajmë këto ndeshje të mëdha. Pas disa minutash pamë Juven e vërtetë, që ka stërfituar këtë kampionat. Edhe sot dëshmuam se jemi më të fortit, pavarësisht respektit të madh për Inter”, vijoi kapiteni i Juventus.

“Kemi neshje të bukura dhe duam të japim diçka më shumë. Çfarë u tha në pushim të ndeshjes? Asgjë e veçantë, thjeshtë që të futemi sërish në fushë dhe të luajmë gjithçka. Jemi të lumtur që bëmë mirë dhe nuk u mundëm. Pastaj, me Cristiano Ronaldon e nis ndeshjen gjithmonë në avantazh 1-0. Është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe do të na ndihmojë të fitojmë sërish”, përfundoi Chiellini.

Related posts

SFIDA NDAJ NAPOLIT/ Arrigo Sacchi: Gjithçka varet nga “Zonja e Vjetër”, mund t’i…

Delo.autor

PLAS TEK BAVAREZËT/ “Ylli” i Bajernit REVOLTOHET me Kovaçin, mendon rikthimin në Spanjë

Isa.Autor

20-vjeçari nga Tropoja në fronin e kampionit

Sadik.Autor

Leave a Comment