Futboll Ligue 1 Sport

FITOI TITULLIN KAMPION NË LA LIGA/ Valverde karikon ekipin: Ky është një motivim për skuadrën, për të…

Barcelona fitoi titullin kampion në La Liga pas triumfit 1-0 ndaj Levante në kampionat, por për trajnerin Ernesto Valverde kjo ishte thjesht çështje kohe. Sipas trajnerit fitimi i titullit para ndeshjes gjysmëfinale të Champions League ndaj Liverpool ishte një sinjal pozitiv, pasi karikon edhe më shumë skuadrën.

“Jemi të lumtur, por kemi të tjera sfida në të ardhmen. Nuk ka qenë e lehtë të fitonim titullin edhe pse me avantazhin që kishim krijuar karshi rivalëve kjo ishte çështje kohe. Unë kam patur besim te skuadra dhe ata nuk më zhgënjyen. E doja me çdo kusht këtë titull në këtë ndeshje për një arsye të rëndësishme”, thotë Valverde.

“Të mërkurën luajmë ndaj Liverpool, ndaj ky titull është një motivim për skuadrën, për të dhënë më të mirën ndaj një ekipi të fortë”, u shpreh Valverde. Në këtë ndeshje, trajneri spanjoll la në stol mjaft titullarë, përfshi edhe Messin. Argjentinasi hyri në pjesën e dytë dhe shënoi golin e fitores.

Related posts

Champions League nuk ndryshon vetëm formatin, në sezonin e ri priten ndryshime të tjera (VIDEO)

Sadik.Autor

4 GOLA NË 17 NDESHJE/ E kërkon ish-trajneri i tij, klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Delo.autor

Legjenda e Kombëtares sonë i jep lamtumirën futbollit, merr detyrën e trajnerit

Isa.Autor

Leave a Comment