Futboll Seria A Sport

PARA NDESHJES NDAJ TORINOS/ Gattuso bën autokritikë: Jam i zhgënjyer me veten time, pasi nuk…

“Jam i zhgënjyer me veten time, pasi nuk arrita të depërtoj në mendjen e lojtarëve të mi”, ka deklaruar trajneri Gennaro Gattuso në prag të ndeshjes që kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Torinos në kampionat. Deklaratë që konfirmon se trajneri kuqezi nuk e ka patur aspak të lehtë të menaxhojë situatën në këtë moment vendimtar të sezonit.

“Nuk jam i zhgënjyer lojtarët, por nga vetja, pasi nuk po bëj dot diçka ndryshe. Një trajner duhet të jetë i aftë të transmetojë atë që ai mendon te lojtarët”, thotë Gattuso, që bën autokritikë. Gjithsesi, trajneri kërkon nga skuadra fitoren ndaj Torinos, në mënyrë që Milan të ruajë vendin e katërt dhe të kualifikohet në Champions League sezonin tjetër.

Related posts

FULHAM-MANCHESTER CITY/ Ndizet sfida në “Craven Cottagee”, “Qytetarët” realizojnë 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

PËRBALLJA PARTIZANI-SHERIFF TIRASPOL/ “Demat e Kuq” zyrtarizojnë orarin dhe stadiumin

Delo.autor

LYON-BARCELONA/ “Champions League”: Messi është titullar në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment