Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NGA KROACIA NË GREQI/ Italiani piketon kuqezinjtë, ja plani i Edy Rejas

Edi Reja ka nisur prej javësh punën e tij si trajner i Kombëtares. Teksa në prezantimin zyrtar pranoi se ka folur me shqiptarët e Serisë A, më tej italiani ka përpiluar edhe një plan për të ndjekur shqiptarët e tjerë që do të ketë në ekip për ndeshjet e para zyrtare. Teksa disa prej kampionateve janë drejt përfundimit, trajneri i kuqezinjve ka bërë gati edhe planin për udhëtimet që do të kryejë.

VËZHGIMI – Fundjava i është dedikuar Kroacisë. Edi Reja ka udhëtuar për të ndjekur shqiptarët atje, teksa gazeta ka mësuar se trajneri e ka zgjedhur për faktin se bëhet fjalë për një nga kampionatet që është drejt fundit. Të premten ka qenë radha e Myrto Uzunit për t’u ndjekur, i cili është aktivizuar 90 minuta. Dje, Ardian Ismajli nga minuta e parë dhe më pas edhe Françesko Tahiraj, kanë qenë nën vëzhgim nga italiani në humbjen e Hajduk Splitit në transfertë. Nga sa bëhet me dije, Reja ka vendosur që të udhëtojë edhe drejt Zvicrës dhe Greqisë, si dy destinacione të radhës për trajnerin e ri të përfaqësueses. Ermir Lenjani dhe Taulant Xhaka janë dy elementët kryesorë në Zvicër, pa harruar Ajetin. Më tej, në Greqi, Migjen Basha me Aris dhe Ergys Kaçe me Panathinaikos apo Enea Mihaj, janë të piketuarit e radhës nga numri një i stolit të kuqezinjve.

AFATI – Shqipëria do të luajë në javën e dytë kalendarike të qershorit, por për trajnerin e përfaqësueses, afati për dërgimin e ftesave është ngushtuar në thuajse vetëm 3 javë. Data 19 maj shihet si afati i fundit për kuqezinjtë që të dërgojnë edhe ftesat për grumbullimin e parë, ndaj Reja po punon për të vëzhguar nga afër kontingjentin aktual të kuqezinjve. Deri në javën e dytë të muajit maj, trajneri pritet të ketë vëzhguar nga afër thuajse të gjithë kontingjentin bazë të Kombëtares, para se të përpilojë listën për grumbullimin e qershorit.

Related posts

QERIMAJ SINJAL KUNDËRSHTARËVE/ Ja pesha që ngre në stil shtytje

Isa.Autor

“LOS BLANCOS” KËRKON RIKTHIMIN/ Përgjigja e Mourinhos kur pyetet për stolin e Real Madrid

Delo.autor

“SHPRESOJ QË KJO DITË TË JETË…”/ Legjenda e Liverpool feston 18 vjetorin e vajzës së tij (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment