Futboll Kategoria Superiore Sport

MBYLLET SFIDA E MBIJETESËS NË “PAQE”/ Luftëtari i merr një barazim “bardhebluve”

Luftëtari dhe Tirana e mbyllën në një barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 31-të të Kategorisë Superiore, e cila kishte shijen e një finaleje për të dyja ekipet, teksa gjenden në luftën për mbijetesë.

bandicam 2019-04-28 17-55-55-605

Sfida nisi me një gol që në minutën e 9-të, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Edon Hasani, teksa e fitoi Sentamu.

Me vijimin e lojës, Luftëtari u përpoq që të reagonte, por ishte sërish Tirana që me Sentamun, nuk mundi të shënojë të dytin me kokë, teksa gjendej shumë pranë portës.

bandicam 2019-04-28 16-11-05-274

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, por me nisjen e të dytës, menjëherë Luftëtari barazoi. Pozicionim i keq i portierit Abibi, dhe një krosim i gjatë i Rapos, përfundoi në portën e Tiranës, duke marrë një trajektore të paparashikueshme për portierin.

bandicam 2019-04-28 17-11-14-831

Pas golit të barazimit, Luftëtari u tërhoq dhe ishte Tirana që kërkoi golin e dytë, por pa sukses. Sentamu, Kobina, Hasani apo edhe Muçi, provuan të shënojnë, por pa pasur shënjestër para portës së Bakajt. Për t’u veçuar edhe një rast ku bluzinjtë ishin pranë autogolit, pas një devijimi të Aleksit, por ishte traversa që i shpëtoi.

Deri në fund, rezultati nuk ndryshoi, dhe të dyja ekipet ndanë nga një pikë. Tashmë Luftëtari mbetet në vendin shtatë me 39 pikë, ndërsa Tirana në vendin e tetë, me 37 pikë.

Related posts

ISHTE HEROI I SFIDËS KUNDËR FROSINONE/ Donaruma rikthehet në nivelin më të mirë, ja e ardhmja për të

Delo.autor

SALZBURG-BAYERN MUNICH/ Lewandowski barazon rezultatin, Muller fiton një penallti të dyshimtë (VIDEO)

Delo.autor

DËMTIMI DHE MË PAS INFEKTIMI ME COVID-19/ Nuk po kalon një periudhë të mirë, lojtari i Napolit merr çmimin “The Ballers Award”

Delo.autor

Leave a Comment