Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS BARAZIMIT ME TEUTËN/ Trajneri Gjoka: Mendoj që krijuam volum loje, por ndoshta…

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, foli pas barazimit ndaj Teutës, duke u shprehur:

Shpresat për titullin…

Pretendojmë që të blindojmë vendin e dytë. Kjo është filozofia ima. Sigurisht që nëse do vazhdonim me fitore dhe Partizani do bënte hapa fals, do shikonim për më sipër. Unë mendoj që sot krijuam volum loje, por fati nuk ishte me ne. Kjo ndoshta ndikoi tek futbollistët e mi.

Të vjen keq që sot keni shpërdoruar një mundësi për t’iu afruar Partizanit dhe sulmuesët kanë humbur shumë raste?

Më vjen keq që nuk fituam. Kisha dëshirë që të fitonim dhe të blindonim vendin e dytë. Ka ditë që nuk ke fat, ka ditë që sulmuesit vendosin. Fati na mungoi. Futbolli është një sport i paparashikueshëm. Do mundohemi të bëjmë gjithçka për të shkuar në finalen e Kupës.

A ndihet lodhja në këtë fund kampionati?

Sigurisht që lodhja ka ndikim. Ka qenë kampionati shumë i ngarkuar. Në 4 ndeshje kam pasur në dispozicion vetëm 12 lojtarë. I lashë 48 orë pushim dhe do fillojmë të mendojmë vetëm për Kupën.

Çfarë ndodhi me Rexhinaldon? Si të duket atmosfera në stadiumin e Kamzës. 

Nuk ishte diçka e madhe. Hyri në dhomat e zhveshjes për diçka personale. Nervozizëm nuk kishte. Sot i mungoi fati Rexhinaldos. Kemi stresin me veten, sepse kjo skuadër është ndërtuar për të bërë mirë. Brenda familjes ka gjithmonë probleme, ne si staf jemi munduar t’i zgjidhnim.

Që në momentin kur kam ardhur i kam kërkuar presidentit që të luajmë në stadiumin e Kamzës. Tifozët janë të rëndësishëm dhe po na mbështesin. Kjo është oksigjen për sportistët dhe për ne. Do mundohemi të stërvitemi në fushë me bar artificial, por kushtet në Shqipëri këto janë, nuk kemi çfarë të bëjmë.

Related posts

Heynckes kërcënon Lewandowski: Unë jam ende shefi i Bayern

Sadik.Autor

Suarez “shpërfill” Ronaldon: Në këtë pikë nuk e njoh pasi ne po…

Sadik.Autor

Riluhet takimi Inter – Juventus? Ja kërkesa që mund të aprovojë Federata Italiane e Futbollit

Sadik.Autor

Leave a Comment