Futboll Premier League Sport

U RIKTHYE NË KRYE TË PREMIER/ Guardiola i kënaqur: Titulli është në dorën tonë, duhet të…

Trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola është shumë i kënaqur me fitoren e ngushtë ndaj Burnley-t që e ka vendosur përsëri në krye.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. I kontrolluam mirë sulmuesit e tyre, fusha ishte shumë e thatë dhe e vështirë për të qarkulluar topin, por rëndësi kanë tre pikët.

E dinim që duhet të shkonim përpara dhe të shkaktonim sa më pak faulle të ishte e mundur. Mund të kishim shënuar më shumë gola. Jam shumë i lumtur me fitoren dhe tani kemi një javë kohë për të përgatitur ndeshjen me Leicester.

Nuk pësuam asnjë goditje në kuadrat. Kontrolluam topat e gjatë dhe kishim shanse për të shënuar golin e dytë.

Në pjesën e parë nuk krijuam shumë, por e dinim që do të ishte e vështirë. 92 pikë të grumbulluara janë të pabesueshme.

Titulli është në dorën tonë, duhet të fitojmë dy ndeshjet e fundit.

Related posts

RASTËSI APO NJË SINJAL PËR TË ARDHMEN? Shikoni çfarë bën talenti Haaland gjatë stërvitjes me Norvegjinë (FOTO)

Delo.autor

ITALI-ANGLI/ Capello i shqetësuar: “Azzurrët” dhe “3 Luanët” më të mirat, por…

Delo.autor

Plas humori në rrjet me fitoren e Rusisë ndaj Spanjës (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment