Futboll La Liga Sport

SERGIO RAMOS DHE PIQUE PUTHEN NË BUZË/ Dy rivalët e urryer vijnë si asnjëherë më parë në Spanjë (FOT

Fantazia e një artisti mund të arrijë të prodhojë shpikje nga më të çuditshmet.

ramos pike
Këtë herë Në Barcelonë, një artist grafiti ka befasuar të gjithë publikun botëror duke vizatuar Zherard Pikenë dhe Serxho Ramosin duke u puthur me njëri-tjetrin. Bashkangjitur vizatimit, ai ka shkruar “Spanjë, puthu dhe dialogo”.

Personi në fjalë, i njohur me nofkën, “Tvboy” synon të transmetojë mesazhin që madrilenët dhe katalanasit të jetojnë në harmoni dhe të negociojnë çdo problem midis tyre dhe jo të zgjedhin rrugët konfliktuale dhe të përplasjeve të vazhdueshme. Grafiti është kryer në zonën e Paseo de Gracias.

Nuk është hera e parë që “Tvboy” bën grafite provokuese. Më parë, ai ka bërë grafit mes Hoze Murinjos dhe Pep Guardiolës duke u puthur me njëri-tjetrin si dhe Kristiano Ronaldon i veshur me mbathje me ngjyrat e ylberit.

murijnjo

ronaldoNë kohën kur Spanja po kalon probleme të mëdha të brendshme me palën katalanase, Real Madrid dhe Barcelona do të përballen ditën e nesërme “El Klasiko” për herë të parë në këtë sezon. Për mbarëvajtjen e sigurisë dhe takimit në “Kamp Nou”, autoritetet spanjolle do të dislokojnë rreth 3000 forca policie.

Related posts

NDRYSHON LËKURË PËR SEZONIN E RI/ Real Madrid prezanton fanellën e dytë, ja si duket (VIDEO)

Delo.autor

PRANË ZYRTARIZIMIT TEK ZIKALTËRIT/ Beppe Marotta tek Inter, pritet pas kësaj ndeshjeje

Isa.Autor

5 KARTONË TË KUQ NË “NIKO DOVANA”/ Teuta mposht Kampionët e Superiores dhe i zhyt në krizë

Delo.autor

Leave a Comment