Futboll Sport

Zidane shpërthen pas humbjes, ja çfarë thotë

Real Madrid u shokua mbrëmë nga humbja 1-0 ndaj Rayo Vallecanos. Ekipi madrilen ishte unekzisten dje në fushë.

Pas humbjes ka folur edhe Zidane i cil është shprehur shumë i nevrikosur me lojtarët për lojën e dobët që luajtën.

“Duhet të kërkojmë falje për 90 minutat që i zhvilluam të gjithë”, tha Zizu.

“S’kemi bërë pothuajse asgjë, as s’kemi vrapuar, as s’i kemi fituar duelet… asgjë”.

“Kemi tri ndeshje deri në fund dhe duhet të luajmë në një mënyrë tjetër dhe t’i respektojmë ekipet, por po, duam që të përfundojë sa më parë sezoni sepse është i komplikuar”.

“Jam i zemëruar sepse s’pashë asgjë në këtë ndeshje. Nuk mund të luajmë në këtë nivel. Me gjithë problemet që kemi pas këtë sezon, nuk po arrij ta kuptoj se si mund të luajmë këso ndeshje. E vetmja gjë pozitive e këtij fundit të sezonit është se Varane do të qëndrojë”.

“T’i mbroj lojtarët? Sot nuk mundem. Gjithmonë do t’i mbroj, por jo sot”- përfudnoi Zidane.

Related posts

E RRALLË! Tifozi ndihmon Tottenham të shënoi gol, ja reagimi i Mourinho (VIDEO)

Delo.autor

REKORD I RI I MESSIT/ Pas Ronaldos “thyen” edhe vezën

F.autor

Chelsea, Man Utd dhe Barça pas Alderweireld

Sadik.Autor

Leave a Comment