Futboll I pakategorizuar Sport

EKSKLUZIVE/ Blerim KRASNIQI rrëfen për largimet e Skënderbeut dhe deklaron i PRERË: Këtë sezon…

Sezoni 2018-2019 është një vit jubilar për futbollin shqiptar pasi përkon me 80 vjetorin e sportit shqiptar. Tashmë janë luajtur 2 javët e para, ku edhe janë parë ekipet pretendente për fitimin e titullit kampion.

Pa dyshim ekipi për tu mundur pamvarsisht dënimit të marrë së fundmi nga UEFA mbetet Skënderbeu.

Kampionët në fuqi kanë ndryshur shumë këtë sezon duke filluar nga trajneri Shehi deri tek ttitullrët e sezonit të shkuar. Për të folur më gjersisht mbi situatën tek klubi korçar si dhe objektivat e “ujqërve të dëborës” kemi intervistuar ekskluzivisht për AlpeNews.al sulmuesin Blerim Krasniqi.
Talenti Kavajas ka folur mbi ambicjet personale dhe atmosferën në drejtimin e trajnerit Orgest Shehi.

INTERVISTA E PLOTË

1- Blerim, e nisët karrierën duke luajtur në Kategorinë e Parë duke shkëlqyer me Apoloninë duke shënuar 13 gola në një fazë. Si po e përjeton të qenit një titullar tek Skuadra Kampione e shqipërisë siç është Skënderbeu?

Po është vërtet, kam kaluar shumë peripeci. Këtu ku jam aktualisht ndjehem shumë mirë. Skënderbeu është ekipi kampion dhe falenderoj tranjeri për besimin që më ka dhënë. Shehi po më jep shansin të jem titullar shpresoj t’ja shpërblej me punë dhe me gola në fushë.

2- Sa i vështirë është ambjentimi, dhe si të pritën shokët e ekipit? 

Ambjeti është i ngrohtë, ne funkionojmë si familje. Mund të themë që më kanë respektuar më shumë seç e meritoja si nga sentorët e skuadrës por edhe nga stafi drejtues.

3- Jeni kampion në fuqi dhe natyrisht keni presionin mbi supe, sa beson tek titulli këtë sezon? Duke ditur se janë larguar disa futbollistë kryesore si Lilaj, Osmani apo edhe Gavazaj?

Besoj tek titulli, jam i bindur që do ta tregojmë në vazhdim. Kemi grumbulluar 6 pikë dhe kemi bërë nisjen e duhur për ta përfunduar sukseshëm një vit të gjatë dhe të lodhshëm. Largimet ke Skëndërbeu nuk kanë ndikuar për aq kohë sa ne vijojmë të jemi dominues.

4- Keni zëvëndësuar një golashënes si Ali Sowe? Nuk Keni arritur të shënoni në këto dy javë edhe pse keni qenë një lojtar qe keni punuar në grup, sa gola premtoni këtë sezon?

Mundohem të bëj më të mirën, për mua rëndësi ka fitorja. Besoj dhe shpresojë se golat do të vijnë shumë shpejtë.

5- Kë shikoni si favorit për titullin kampion këtë sezon?

Do të jetë një vit spektakalor pasi janë disa ekipe pretendente për titullin kampion. E megjithatë unë jam i mendimit që Skënderbeu do të mposhtë kundërshtarët dhe si pasojë do të kurorzohet kampion sërish.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Gazetarit dhe Dajës ia ndërpret intervistën një gazetë skedinash

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Tare sfidon hapur Interin, pranon negociatat për mbrojtësin e Shqipërisë

Delo.autor

ANALIZA/ Paratë mbi gjithçka: La Liga po tradhton skuadrat, lojtarët dhe tifozët

Isa.Autor

Leave a Comment