Futboll Seria A Sport

DY YJE NË LUFTË ME KOHËN/ Zlatan Ibrahimovic dhe Oliver Giroud, “rikthimi” i 725 golave për Milanin

Njëri me dhimbje mesi e tjetri me shqetësime në tendinë. Probleme që ua pengojnë stërvitjen, por që nuk ua ndalin ambicien. Zlatan Ibrahimoviç dhe Olivie Zhiru po luftojnë me kohën. Dy javë në dispozicion për secilin në mënyrë që të jenë në formë për rinisjen e kampionatit pas dhjetë ditësh.

Sulmuesi që sapo mbushi 40 vjeç, duket se i ka kaluar problemet në tendinën e Akilit dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme të Milanit që ka në program ballafaqimin me Veronën. Situatë e ngjashme edhe për Zhirunë. Edhe atë nuk e shqetëson më shpina dhe ka nisur punën riaftësuese.

Me rikthimin e të dyve, Milani do të ketë 725 gola (503 Zlatan e 223 Zhiru) dhe shumë përvojë në organikë. Jo vetëm në teori, pavarësisht se dihet impakti që dy veteranët kanë në qasjen e kuqezinjve në ndeshje. Edhe praktikisht Ibra dhe francezi mund të rrisin fuqinë goditëse të “Djallit”.

PROGRESI – Zlatan duhet të nisë sot ose nesër të punojë me topin, gjë që ai ende nuk e ka bërë prej një muaji, por meqenëse është suedezi, nuk bëhen parashikime negative. Ka ende shumë ditë për të kaluar dhe edhe nëse dikush do të kishte shpresuar për një shërim më të shpejtë, nuk ka elemente për momentin për të qenë pesimistë. Sigurisht, fillimi i sezonit nuk ishte i lehtë për dy sulmuesit, të detyruar të qëndrojnë pranë dhe të shikojnë nga tribuna për një kohë të gjatë, ndërsa shokët e rinj të skuadrës vrapojnë me një mijë në orë. Zhiru në veçanti ende nuk është përshtatur me manovrën e Milanit, megjithëse shkathtësia dhe aftësia e tij për të luajtur për ekipin ndihmojnë.

PËRVOJA E NEVOJSHME – I blerë për të dhënë përvojë dhe peshë veçanërisht në Ligën e Kampioneve, Zhiru nuk ka qenë në gjendje të jetë shumë i dobishëm në dy ndeshjet e para europiane dhe Milani shpreson ta ketë atë në formë më të mirë për daljen e tretë dhe vendimtare në Porto.

Deri më tani, francezi i cili në karrierën e tij ka shënuar 19 gola në 46 ndeshje në turneun europian, me fanellën e re ka shënuar vetëm në kampionat, kundër Kaljarit. I ndaluar nga COVID-i para pushimit të shtatorit, ai nuk ishte më në gjendje të angazhohej pas një fillimi të mirë të sezonit për shkak të problemit në shpinë të cilin duket se po e zgjidh.

Related posts

Lopetegui gjen formulën/ Ja si Real Madrid do të kompensojë golat e RONALDOS

Isa.Autor

Shënoi dopietë ndaj Bjellorusisë, Sahiti: Ishin golat më të bukur në karrierë

Sadik.Autor

“KA VETËM NJË MËNYRË PËR TA MUNDUR MANCHESTER CITY-N”/ Mourinho: Pep? S’do ta harroj kurrë atë që ka bërë…

Delo.autor

Leave a Comment