Futboll Sport

Përballja me Tottenham, ja çfarë thotë trajneri i Ajax

Ajax luan sonte si mik në Angli në gjysëm-finalet e Uefa Champions League.

Para ndeshjes ka folur edhe trajneri i Ajax Eric Ten Hag, i cili ka thënë që ndeshja është e barabartë dhe se Ajax nuk e avantazhuar.

“Ne kemi buxhet 10 milionë euro pasi që luajmë në një ligë më të dobët. Ndërsa ata përfitojnë shuma marramendëse në Premierligë. Po kjo a është e padrejtë?”, thotë holandezi.49-vjeçari shton se mosha e re në skuadrën e tij nuk do të jetë një arsyetim.

Ai specifikoi se në afatin e verës blenë Daley Blind dhe Dusan Tadic për të rritur eksperiencën në klub.

“Lojtarët e rinj janë pjekur këto dy vite. Kjo si pasojë e numrit të madh të ndeshjeve të luajtura në ligë dhe në gara evropiane. Ekipi është i bashkuar. Ne duam të jemi të guximshëm në fushë, por nuk duhet të jemi naivë.”, ka thënë trajneri i Ajaxit.

“Kemi arritur diçka, por duam ende. Ekipi është i mirë, ne jemi të gatshëm dhe shumë të freskët. Ne mund të paraqitemi mirë.”, shtoi për fund Ten Hag.

Related posts

NIS ME KËMBË TË MBARË/ Teuta mposht Partizanin në “Elbasan Arena” falë golit të Gjiorgev

Delo.autor

ICARDI ARRITI TË BASHKOHEJ ME PSG-NË/ Wanda Nara e dashuruar me Parisin: Ëndrrat bëhen gjithmonë realitet… (FOTO)

Delo.autor

TIRANA-PARTIZANI/ “Bardheblutë” përfitojnë një penallti me VAR, Limaj nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment