Futboll

Kane shënoi më tepër Messin dhe Ronaldon, hera e fundit ndodhte para 8 viteve

Në dekadën e fundit futbolli botëror është dominuar nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, sidomos në aspektin individual.

Pothuajse çdo çmimin individual i është ndarë atyre në një garë që futbollistët tjerë gjithmonë kanë mbetur jashtë.ë të mirë.

Në shtatë vitet e kaluara, Ronaldo e ka mbyllur vitin katër herë si top golashënuesi i pesë ligave evropiane. Ndërsa, tri herë tjera, Leo Messi.

Këtë vit, ylli anglez, Harry Kane i ka lënë prapa të dy yjet e futbollit botëror, duke shënuar 56 gola, një më shumë se Messi (54) dhe dy më shumë se Ronaldo (53).

Ndërsa hera e fundit kur kjo ka ndodhur ishte para tetë viteve, më saktë në vitin 2009, kur Edin Dzeko e mbylli vitin kalendarik me 44 gola, dy më shumë se David Villa (42) dhe tri më shumë se Messi (41). /

Related posts

LEGJONARËT KUQEZI/ Feston Ndoj dhe Breshia, Vrioni fiton penallti

Isa.Autor

LAJM I KEQ/ Mungesë e madhe për Panuccin , BASHA përsërit ndeshjen me Izraelin

Isa.Autor

“MË THANË QË NUK KISHA NJË NIVEL TË…”/ Talenti Pedri: Falënderoj Real-in që nuk më zgjodhi

Delo.autor

Leave a Comment