Futboll La Liga Sport

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Gazetari zbulon: Neymar dëshiron të luajë tek…

Vera e ardhshme do të ofrojë lëvizje të mëdha në merkato, me emra si Real Madrid apo Manchester United që pritet të bëjnë investime të mëdha për t’u kthyer në nivele të larta.

Janë disa emra futbollistësh që mund të vendosin rekorde të reja në merkato dhe natyrisht emri që ndez më së shumti fantazinë e tifozëve dhe mediave është ai i Neymar.

Nga Spanja të hënën në mbrëmje ka ardhur një “bombë” merkatoje, sepse gazetari Eduardo Inda Arriaga dha një lajm të bujshëm në emisionin spanjoll ‘El Chiringuito’.

“Neymar u ka shkruar në Whatsapp disa prej kolegëve të tij, përfshirë Marcelos, që sezonin e ardhshëm dëshiron të luajë te Real Madridi”, zbuloi Eduardo Inda Arriaga, duke shtangur të gjithë.

Natyrisht, nuk është mister që Zinedine Zidane e do yllin brazilian në Madrid, por deri tani askush nuk kishte pretenduar që Neymar ka kërkuar transferimin aty.

Në Paris nuk ka qenë ashtu si e mendonte Neymar, i cili po mendon të kthehet në Spanjë, por tashmë mbetet për t’u parë a do të pranojë PSG të lërë të lirë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Related posts

Dalic zbulon prapaskenën me stolin e Kroacisë: Donin të më shkarkonin dy muaj më parë

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës kalon me lehtësi Marseille, Torres si Mario Balotelli

Delo.autor

“GATTUSO MË THOTË KAFSHË!” Shqiptari rrëfen bisedat me trajerin e Napolit

Delo.autor

Leave a Comment