Futboll Seria A Sport

LUKAKU TAKOHET ME DREJTUESIT E INTERIT/ Projektohet shkëmbimi me Icardin, ja çështja që duhet zgjidhur

Pak ditë më parë, sulmuesi belg, Romelu Lukaku, tha se ka ëndërr të luajë në Serinë A, por njëkohësisht shtoi se ishte shumë i lumtur që disa vite më parë kishte refuzuar një ofertë nga Juventusi.

Kaq mjaftoi që popullariteti i tij në publikun rival të bardhezinjve, atë të Interit, të rritej, ndërsa së fundi po shtohen zërat për një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Mauro Icardit.

Së fundi, mediat angleze kanë raportuar se sulmuesi belg ka takuar edhe Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio, me të cilin ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët.

Megjithatë më përpara duhet zgjidhur çështja Icardi, pasi nëse sulmuesi nuk pranon transferimin apo shkëmbimin, do të ishte e vështirë që zikaltrit të shtonin në organikën e tyre edhe Lukakun.

Related posts

COVID-19/ Lajm i keq për ish-legjendën e Real Madrid-it, infektohet me koronavirus

Delo.autor

Spektakli i kësaj vere, edhe “offside” do jetë 3D në Botëror

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Porto-Milan. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment