Futboll

Mesfushori argjentinas e thotë hapur: Më kërkon Reali dhe Juventusi

Mesfushori argjentinas Leandro Paredes ka zbuluar, se Juventusi dhe Real Madridi janë të interesuar të nënshkruajnë me të gjatë merkatos së verës. “Tani për tani jam i fokusuar në kampionatin rus, por nuk e di, se çfarë mund të ndodhë në fund të sezonit.

Është e rëndësishme të dini se dy klubet e mëdha si Juventusi dhe Real Madridi duan të nënshkruajnë me mua, por unë mendoj që të përqendrohem tek vetja. Do të marr një vendim për të ardhmen time pas Kupës së Botës, por do të ishte e vështirë të zgjidhja mes Juventusit dhe Real Madridit. Duhet të shoh ofertat në tryezë dhe të marr vendimin më të mirë”, tha Paredes.

Sipas raporteve në Itali, Real Madridi dhe Juventusi nuk janë të vetmit klube të interesuar për të nënshkruar me “regjisorin” e talentuar, pasi Manchester United po ashtu ka monitoruar mesfushorin e talentuar, që u bashkua me Zenit nga Roma verën e kaluar, për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh. Duket se aventura në Rusi nuk i ka pëlqyer argjentinasit dhe pas një viti kërkon të kthehet në kontinentin e vjetër.

Deri më tani në këtë edicion, 23-vjeçari ka grumbulluar 22 ndeshje prej të cilave 19 si titullar, ndërsa ka shënuar edhe 3 gola. Gjithashtu ai ka shënuar edhe një gol në Europa League kundër Real Sociedad, ndërsa në total ka regjistruar 10 neshje në këtë kompeticion.

Related posts

Simbolet e veçanta të ekipeve në Botëror, nga tre luanët te gjelat, kangurët…

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare, Tirana prezanton ish-mbrojtësin e Kastriotit

Delo.autor

Juvja në sulm për Pogbanë, por francezi vjen vetëm nëse sakrifikohet…

Isa.Autor

Leave a Comment