Futboll Seria A Sport

“MË DUKET MUNGESË RRESPEKTI”/ Pjanic hap polemika: Kush kritikon Juventusin, nuk marrin vesh nga…

Miralem Pjanic nuk pranon t’i prekin trajnerin dhe të kritikojnë Juventusin, edhe pse tashmë ka dalë nga Championsi, duke kaluar edhe një sezon pa trofeun e shumëdëshiruar.

“Më duket mungesë respekti të thuash diçka negative për këtë Juventus. Shumë njerëz flasin në ajër, pasi nuk marrin vesh nga futbolli. Sigurisht që ne si ekip mund të përmirësohemi në shumë aspekte, por kemi njerëz e një trajner të përgatitur pranë, ndaj dimë se çfarë duhet bërë për sezonin tjetër”, ka theksuar Pjanic.

Boshnjaku nuk e ka harruar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Lidhur me sfidën e dyfishtë ndaj Ajaxit, mesfushori bardhezi tha: “Dolëm nga kompeticioni sepse rivali përfitoi nga mungesat tona. Kur përmendet ‘fati’, është pikërisht në lidhje me këtë aspekt. Nuk është justifikim, ndaj le të punojmë për të bërë më mirë edicionin e ardhshëm”.

Related posts

KA DITËLINDJEN/ Sokol Cikalleshi feston 29 vjetorin, ja urimi nga… (FOTO)

Delo.autor

Statistikat/ Sezon katastrofal për Cristiano Ronaldon (FOTO)

Q.Autor

PËSOJNË HUMBJEN E DYTË TË SEZONIT/ Spali i prish festën “Zonjës së Vjetër” me përmbysje

Delo.autor

Leave a Comment