Champions League Futboll Sport

PARA NDESHJES CHAMPIONS NDAJ TOTTENHAMIT/ Drejtuesit e Ajaxit publikon letër emocionuese tifozëve: Një nderim për të gjithë ju që…

Ajaxi do të përballet mbrëmjen e sotme me Tottenhamin në aktin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra holandeze shpreson ta çojë deri në fund këtë ëndërr magjike.

Para kësaj sfide klubi la publikuar një letër për të gjithë tifozët, në të gjithë botën, që ëndërruan bashkë me ta.

Kujtojmë që Ajaxi eliminoi Realin e Madridit dhe së fundmi Juventusin, duke iu hedhur në “kosh” milionat e shpenzuara nga këto skuadra.

Ja letra e plotë e drejtuesve të klubit holandez:

“Ky është një shënim falënderimi për të gjithë ju.

Një nderim për të gjithë ju që mbështetët rrugëtimin tonë. Për të gjithë ju që ratë në dashuri me ëndrrën tonë dhe na ndihmuat të shpërndajmë potencialin tonë.

Për një klub që luan sikur nuk ka të nesërme.

Ne e vlerësojmë të ardhmen. Investojmë për të dhe varemi nga ajo.

Historia dhe besimi ynë nuk mbarojnë kurrë.

Kjo përrallë është larg përfundimit dhe pa ndihmën tuaj nuk do të kishte filluar kurrë.

#Rrugëtimi ynë

#Për të ardhmen”.

Related posts

Marcello Lippi këshillon Ryan Giggs: Që të bëhesh trajner i madh, zbato urdhërat e Ferguson

Sadik.Autor

PËSOI ATAK KARDIAK NË FUSHË/ Ronaldo lutet për mesfushorin Eriksen: Chris, qëndro i fortë… (FOTO)

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare për sfidën mes Interit e Veronës

Sadik.Autor

Leave a Comment