Champions League Futboll Sport

SFIDA ME BARCELONËN/ Klopp merr lajmin e mirë, ja ylli që rikthehet për duelin

Roberto Firmino do të jetë i gatshëm për duelin e ditës së mërkurë në Champions Leagues kundër Barcelonës.

Braziliani nuk luajti fare në fitoren e Liverpoolit ndaj Huddersfield të premten për shkak të një dëmtimi në muskulor.

Me Firminon pothuajse të sigurt për t’u kthyer, problemi kryesor i Klopp qëndron në pezullimin e Andy Robertson dhe zëvendësimin e tij.

Ish-mbrojtësi i Hull City-ut do të humbasë ndeshjen e parë në “Camp Nou” pasi ai mori kartonin e tij të tretë të verdhë këtë sezon.

Klopp pritet të aktivizojë James Milner nga minuta e parë dhe Fabinhon.

Related posts

NBA/ Basketbollisti Durant kontratë publicitare për promovimin e kanabis

Delo.autor

Marrin fund vuajtjet bardheblu, Tirana siguron kthimin në Superiore

Sadik.Autor

“NE JEMI GATI PËR SEZONIN E RI”/ Conte: Marrëveshje totale me klubin për merkaton. Ka pasur edhe ngritje tonesh por…

Delo.autor

Leave a Comment