Futboll Kategoria Superiore Sport

UEFA ZBARKON NË VLORË/ Ja detyrat që lanë për licencimin e stadiumit

UEFA zbarkon në Vlorë. Për më shumë se 60 minuta, stadiumi “Flamurtari” ka qenë pjesë e një inspektimi ndërkombëtar. Pozicionimi në vendin e tretë e ka bërë Flamurtarin që të jetë favorit për të marrë pjesë në Kupat e Europës.

Por, për të marrë pjesë në këtë kompeticion, Flamurtari duhet të plotësojë disa kritere që lidhen me infrastrukturën, kritere këto të domosdoshme. Për të parë se si janë kushtet e impiantit dhe për të bërë licencimin e tij, mbërritën dje në Vlorë përfaqësues të UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësuesi i FSHF-së, shefi i sektorit të licencimeve, Eduard Gjini.

Fillimisht, përfaqësues të UEFAs dhe FSHF-së zhvilluan një takim në katin e dytë të klubit me drejtorin Ardi Behari. Në këtë takim ishin edhe drejtues të sigurisë në klub dhe kompanisë private. Pas një takimi që zgjati disa minuta, inspektorët e UESA-s dhe FIFA-s zbritën në terren.

Ata kanë parë me imtësi dhe në detaje çdo gjë. Pjesë e inspektimit është bërë fillimisht pjesa e jashtme përpara stadiumit. Inspektorët kanë realizuar foto në këtë territor, por edhe në të gjitha pjesët e tjera hyrëse për në stadium, si edhe daljet e tij. Me mjaft seriozitet janë parë portat hyrëse në tribuna, shkallët e tribunave, por edhe muret rrethuese.

Madje, ka qenë vetë inspektori i UEFA-s, që është ulur në tribunën e miqve dhe ka vëzhguar sikur të shikonte një ndeshje futbolli. Inspektorët kanë parë dhe kanë fotografuar edhe fushën, portat, e deri te pankinat.

DETYRAT– Inspektorët e UEFA-s kanë lënë disa detyra të cilat duhet që të plotësohen nga klubi vlonjat. Pjesa më e madhe e detyrave lidhet me sigurinë. Klubi duhet të ketë prioritet për të përmbushur sigurinë./ panorama sport

Related posts

ZIKALTRIT NË FESTË/ Interi “PIKETON” mbrojtësin italian në janar, do të kushtojë…

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Bayern Munich mposht Lazion falë dyshes Lewa-Chupo dhe kualifikohet në çerekfinae

Delo.autor

Igli Tare “braktis” zyrën e drejtorit, i rikthehet fushës dhe golave me Lacion (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment