Champions League Futboll Sport

SFIDA ME LIVERPOOLIN/ Coutinho nostalgjik: Isha shumë i lumtur atje, objektivi ynë…

Philippe Coutinho ka pranuar se ishte shumë i lumtur në Liverpool para transferimit tek Barcelona.

Braziliani do të kthehet në “Anfield” për herë të parë që pas transferimit të tij në ‘Camp Nou’, ndërsa të mërkurën katalanasit do të përballen me Liverpoolin në gjysmëfinalen e Champions Leagues.

“Me të vërtetë mezi pres të luaj në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve dhe dua të bëj një punë të mirë“, tha Coutinho.

“Përveç kësaj, rikthimi në Anfield do të jetë shumë i veçantë, sepse isha shumë i lumtur atje. Champions League është objektivi ynë i madh dhe ne duhet të kemi një mentalitet të fortë për këto ndeshjeve.

“Liverpooli është një skuadër me një mentalitet shumë të fortë, mbi të gjitha në shtëpi. Ata janë të fuqishëm në sulm dhe mbrojtje, kështu që ne duhet të jemi të vëmendshëm dhe të bëjmë kujdes”, përfundoi ai.

Ende nuk është e qartë nëse Coutinho do të luajë ose jo si titullar në përballjen e parë kundër Liverpoolit.

Related posts

BALE SËRISH PROTAGONIST ME REAL MADRID/ Shikoni çfarë bën ylli uellsian në stërvitje (VIDEO)

Delo.autor

E PABESUESHME/ Super kompjuteri zgjedh fituesin e Premier. Lajme të këqija për Guardiolën dhe Mou

Delo.autor

“Fiksimi” i FSHF-së për UEFA SuperCup 2020, hapi i fundit

Sadik.Autor

Leave a Comment